(VIDEO) Maqedona e Veriut kosponzor që gjenocidi i Srebrenicës të shpallet ditë ndërkombëtare

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe disa vende tjera janë mbështetës të një Rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për të shpallur 11 Кorrikun “Ditë Ndërkombëtare për Përkujtim dhe Komemorim të gjenocidit në Srebrenicë dhe shënimin e të njëjtit çdo vit”.  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se Rezoluta do të paraqitet para Asamblesë më 17 prill, ndërsa do të votohen më 2 maj, dhe kjo siç tha ministri, bëhet në vigjilje të 30-vjetorit të gjenocidit  në Serebrenicë, që do të shënohet në vitin 2025. Rezoluta do të ketë disa konkluzione, ndërsa fton Sekretarin е Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të etablon një program të veçant për gjenocidin në

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Asambleja e Përgjithshme shpallë 11 korrikun si ditë ndërkombëtare për shënim dhe përkujtesë dhe kememorim të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995 dhe i njëjti të shënohet çdo vit. Dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit dhe i fton të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara t’i ruajnë faktet dhe t’i distribuojnë ato dhe t’i prezantojnë ato nëpërmjet sistemit arsimor duke zhvilluar programe të veçanta për përkujtim me qëllim të parandalimit të revizionizmit dhe përsëritjes të gjenocidit. Dënon pa rezervë të gjitha aktet e glorifikimit të dënuarve për gjenocid, përfshirë edhe ata në Srebrenenicë”.

Ndërkaq, lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thanë se vendet që do të përkrahin Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do t’i quaj vende partnere dhe jo mike, Osmani, tha se, nuk mendon se mund të prishen marrëdhëniet duke dënuar vrasjen e 8375 civilëve të pafajshëm.  Ai tha se është pikërisht Serbia ajo që duhet të votojë këtë Rezolutë, që në të ardhmen mos të përsëritet.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

“Mendoj se posaçërisht për Serbinë është e rëndësishme që ta votojë këtë Rezolutë më qëllim që faktet të jenë të pranuara dhe të promovuar për shkak se të gjitha vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare tregojnë se në Srebrenicë ka patur gjenocid. Përderisa mohohet dhe nuk pranohet mundësia për të përsëritur është e mundshme. Për këtë shkak, i bëjë thirrje posaçërisht Serbisë ta votojë këtë Rezolutë”

Osamni gjithashtu i bëri thirrje të gjithë vendeve anëtare të OKB-së që ta votojnë Rezolutën, ndërsa tha se kjo Rezolut nuk duhet të prishë marrdhëniet me asnjë shtet , pasi janë duke dënuar gjenocidin dhe kërkojnë që të shënohet vrasja e 8375 civilëve të pafajshëm.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like