(VIDEO) LSDM: VMRO-DPMNE sajon gënjeshtra, Kovaçevski nuk është pjesë e pronësisë së “Pixel Group”

by admin
Spread the love




VMRO-DPMNE sajon gënjeshtra, Kovaçevski nuk është pjesë e pronësisë së Pixel Group, reagon LSDM. Partia në pushtet njofton se më 28.09.2020, Dimitar Kovacevski ka tërhequr plotësisht shumën e mjeteve financiare të investuara për të siguruar likuiditetin fillestar të kompanisë.

Deputetja e LSDM-së Daniela Markovska tha se kjo është bërë e ditur publikisht, në mënyrë që ai t’i përkushtohej plotësisht postit që mbante në atë kohë, ushtrues detyre i ministrit të Financave. Sipas saj, e gjithë kjo shihet në fletën e anketimit të kryeministrit.

DANIELA MARKOVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

“Të kapur me duar në mjaltë për tenderin prej 136 milionë eurosh, VMRO-DPMNE dhe kryetari dinak Mickoski vazhdojnë të trillojnë gënjeshtra dhe të pavërteta për kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Se bëhet fjalë për manipulim të sajuar të VMRO-DPMNE-së, shihet nga fakti se përmendin ndihmën shtetërore për kompanitë, e cila vlen për të gjitha kompanitë që i kanë plotësuar kushtet”

Markovska vlerëson se në VMRO-DPMNE janë të dëshpëruar dhe “sulmojnë Kovaçevskit sepse është i ndershëm dhe punon për qytetarët, ndërsa siça tha, Mickoski “lufton për tenderë dhe komisione”. /SHENJA/


You may also like