(VIDEO) LSDM: Qeveria u detyrua të paguajë borxhet e komunave që i udhëheq VMRO-ja

by admin
Spread the love




LSDM ka reaguar ndaj kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE duke i quajtur të paaftë të cilat nuk janë në gjendje të paguajnë as faturat, konkretisht ndaj kryetares së Shkupit, Danela Arsovska.

Nga LSDM deklarojnë se pikërisht Qeveria është ajo që i ka ndihmuar qytetarët për krizën erergjetike, ndërkohë ata kërkojnë nga kryetarja e Shkupit që të shqyrtojnë seriozisht çështjen me krizën energjetike.

LSDM

“Së pari u deklarua se nuk është kompetente për ngrohje qendrore duke i lënë shkupjanet vetëm. Ndërhyri Qeveria dhe tani shkupjanët kanë ngrohje. E njëjta Danela Arsovska sërish adreson kërkesa të reja për energji elektrike. Si të mos ketë para në llogari, ndërsa ka 109 ushtarë partiakë të VMRO-DPMNE-së në administratë”.

Deklaratave të LSDM-së iu përgjigjur kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska duke theksuar se faturat e rrymës janë të papërballueshme.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Përveç borxheve milionëshe të trashëguara, tani me rritjen e çmimit të  faturave të  rrymës  elektrike, faktikisht i konsumuam harxhimet e rregullta të buxhetit të komunës,  të cilat kushtojnë me miliona euro në fatura,  me projekte kapitale në interes të qytetarëve”.

Ndërkohë, Qeveria vendosi dje që mos t’i pranojë kërkesat e komunave për ndihmë financiare.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like