(VIDEO) LSDM: Prokuroria të hetojë Mickoskin për kërcënimin e biznesmenëve

by admin
Spread the love




Hristijan Mickoski ka bërë presin dhe ka zhvatur biznesmenë për disa tenderë në komunat që udhëhiqen nga VMRO DPMNE-ja. Kështu akuzon LSDM-ja, duke u bazuar në dëshmi që sipas tyre janë dhënë nga biznesmenë dhe kryetarë komunash. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska i bën thirrje Prokurorisë që urgjentisht të merret me këto akuza ndaj kryetarit të partisë opozitare.

BOGDANKA KUZEVSKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“Skema është e njejtë si ajo e mentorit të tij Nikolla Gruevski dhe regjimit të tij 11 vjeçar, pjesë e të cilit ishte edhe vetë Hristijan Mickoski. Këto janë akuza serioze nga ana e biznesmenëve dhe kryetarëve të komunave për përfshirje serioze të Mickoskit në aktë të jashtëligjshme. Prokuroria Publike duhet patjetër të hulumtojë këto indikacione”.

Por, VMRO DPMNE hedh poshtë këto akuza, duke nënvizuar se LSDM udhëheq policinë dhe pushtetin qendror. Opozita madje akuzon LSDM-së se pikërisht ata janë të njohur për zhvatje, duke përkujtuar rastin e Bojan Jovanovskit dhe ish prokruores speciale Katica Janeva, tashmë të dënuar në proces gjyqësor për zhvatjen e biznesmenëve.

VMRO DPMNE
“Si flet Kuzeska për zhvatje nga VMRO DPMNE, kur VMRO DPMNE është në opozitë. Nëse kjo është e saktë, atëherë çfarë bën MPB e Spasovskit? LSDM është partia që e solli zhvatjen në politikë. Sot Bogdanka Kuzeska duhej të dilte dhe të tregonte ku janë 8 milionë eurot të cilat sipas të dënuarve në rastin Zhvatja kanë përfunduar në duart e Vices dhe Zoran Zaevit. Të tregonte se cila është lidhja e bandave të Gërçecit dhe tregtisë së drogës me policinë e Spasovskit?”

LSDM gjithashtu ka akuzuar se VMRO DPMNE-ja është e njohur për krime dhe se skemat e tyre kriminale janë dëshmuar edhe në procese gjyqësore, si në procesin e fundit Talir 2, kur gjykata vendosi për konfiskim të selisë të partisë opozitare. Por VMRO DPMNE nga ana tjetër thotë se këto akuza të LSDM-së dëshmojnë nervozën e tyre për shkak të rejtingut të dobët në anketa. /SHENJA/


You may also like