(VIDEO) LSDM: Mickoski “sinqeritetin” ta tregoj duke zhbllokuar Kuvendin

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski ka thënë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka refuzuar kërkеsën e tij për takimin ku do t’i shpjegonte planin e VMRO-së për tejkalimin e krizës energjetike. Mickoski thotë se edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi ka refuzuar vizitën në selinë e VMRO-DPMNE-së, por e ka ftuar në Këshillin Ekonomik të Qeverisë.

Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE

“Kërkova takim me Dimitar Kovaçevskin për të shpjeguar konceptin për këtë por edhe për vitin e ardhshëm, si të optimizohet shfrytëzimi i burimeve vendore dhe të sigurohet energji e lirë, dezertoi, refuzoi. E ftova në një debat televiziv para publikut, ai dezertoi sërish, refuzoi me arsyetimin se tani nuk ishte koha. E kam thirrur në selinë e VMRO-DPMNE-së edhe Fatmir Bityqin, si përgjegjës për çështje ekonomike në Qeveri, refuzoi të vijë dhe më ftoi në Këshillin Ekonomik që atje ta prezantoja konceptin”

Ndërsa, nga partia në pushtet, LSDM, i bëjnë thirrje liderit të VMRO-së, që nëse është i sinqertë, këtë le ta tregojë në Kuvend duke i dhënë fund bllokadës në kohë krize. Për ofertën e Mickoskit thonë se Pallati i Bardhë i VMRO-së nuk është zgjidhje, por ai mund të vijë në Këshillin Ekonomik.

LSDM

“Le ta përkrahë Ligjin për Ndërtim dhe 50 ligje të tjera që i kanë bllokuar deputetët e VMRO-DPMNE-së. Se Mickoski nuk ka qëllim të sinqertë, shihet edhe nga fakti se edhe pse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE -së janë të ftuar gjithmonë në seancat e Këshillit Ekonomik, ata nuk vijnë. Pallati i Bardhë nuk është vend zgjidhjeje por krijimi i problemeve, kjo godinë është sinonim i korrupsionit dhe krimit, mishërim i krimit nga i cili burojnë të gjitha bllokadat në dëm të shtetit”

LSDM shton se opinioni në Qytetin e Shkupit i kanë parë shumë mirë të ashtuquajturat “koncepte të Hrisitjan Mickoskit”, dhe se ato janë vetëm tender dhe asgjë tjetër, prandaj Qeveria po merr përsipër ngrohjen në Qytetin e Shkupit.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like