(VIDEO) LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në rastin “parcela kriminale” kanë lidhje me VMRO-në

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata penale caktoi një muaj paraburgim për gjashtë nga shtatë të akuzuarit akuzuarve për rastin parcelat për EVN, në mesin e të cilëve edhe për dy ish-udhëheqës në kompani.  Dy menaxherëve, Miroslav Mitrovski dhe Igor Gievski, së bashku me të dyshuarin e tretë në rastin për shitjen dhe blerjen e parcelave për termocentralet fotovoltaike në Dellçevë iu caktua paraburgim 30 ditor. Për njërin nga të dyshuarit janë marrë masa të caktuara parandaluese, konfiskim i pasaportës dhe ndalim i daljes nga shtëpia.

Në ndërkohë, Igor Gievski është shkarkuar nga pozita e tij në EVN rreth 3 muaj më parë, ndërsa Mitrovski, i cili është djali i ish-kryetarit të Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski, është ende i punësuar.

PROKURORIA

“Të dyshuarit, parcelat fillimisht i kanë fituar me marrëveshje formale dhuratë, të cilat në thelb janë marrëveshje blerjeje sepse janë paguar me transaksion. Kështu, detyrimi për të paraqitur një ofertë me shkrim ose për të shpallur shpallje publike për tokën është shmangur në mënyrë të paligjshme. Personi juridik shitësve u ka paguar para të gatshme. Dallimi mes të shumës së paguar dhe vlerës reale të parcelave është rreth 97.284.337 denarë”.

 

LSDM ka reaguar lidhur me aferën “Parcela kriminale”, ku janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, dhe e gjitha kjo sipas tyre të çon te njerëzit e VMRO-DPMNE-së

LSDM

“Të gjitha rrethanat në aferën ‘Parcela kriminale’ në të cilën janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, çojnë në njerëz të VMRO-DPMNE-së, Shtëpisë së Bardhë dhe të afërm të Hristijan Mickoskit. Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në këtë aferë kriminale janë të lidhur ngushtë me VMRO-në dhe Mickoskin. Andaj Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të thotë se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga ‘Parcelat Kriminale

 LSDM pyet nëse Mickoski e ka përdorur skemën e njohur të, siç thonë ata  mentorit të tij Nikolla Gruevski dhe përmes truprojës i fshehu gjurmët e pompimit të parave nga EVN, siç bëri Gruevski me parcelat në Vodno.

Nga LSDM thonë se si përfaqësues  të qytetarëve e kanë për  obligim të luftojnë për interesat e tyre.  LSDM thekson se Mickoski nuk duhet të ikë nga publiku por të dalë dhe të përgjigjet. /SHENJA/

You may also like