(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen verbalisht për krizën energjetike

by admin
Spread the love




VMRO DPMNE vazhdon të kritikojë ashpër LSDM-në për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe keqmenaxhimin e krizës energjetike. Sipas VMRO DPMNE-së, LSDM përveç që shtrenjtoi rrymën, gjithashtu ka shkatërruar edhe çdo burim alternative të energjisë, duke shkatërruar thuajse çdo segment energjetik sipas tyre.  Opozita kritikon pushtetin se në vend të kujdesit për minierat tona dhe hapjen e minierave të reja të thëngjillit, ata detyrohen të importojnë rrymë të shtrenjtë për shkak të mungesës së thëngjillit në hidrocentrale.

STEVÇE ANTOVSKI, ANËTAR I KOMISIONIT TË ENERGJETIKËS NË VMRO DPMNE
“Në mënyrë të jashtëzakonshme e kanë rritur çmimin e rrymës për 9.5%. E kanë hequr tarifën e lirë ditore për amvisëri. Kompanitë janë lënë vetë që të blejnë rrymë në tregun e hapur ku çmimi i energjisë elektrike është më i shtrenjtë për 5 deri 6 herë. E kanë rritur çmimin e ngrohjes për 14 përqind, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit ose nuk ka fare ngrohje ose nuk është e mjaftueshme. Kompanitë që përdorin gazin natyrorë si burim energjie, për shkak të rritjes enorme të çmimit të gazit, kanë probleme të mëdha financiare.. Nuk ekziston segment në energjetikë, të cilin LSDM nuk e ka shkatërruar”

Por, LSDM kundërpërgjigjet me akuza për keqqeverisjen e VMRO DPMNE-së në aspektin energjetik. Sipas LSDM-së, qeverisja e VMRO DPMNE-së e ka rritur çmimin e energjisë elektrike për 100% nga viti 2006 deri në vitin 2017.

LSDM
“Faktet janë të qarta, prandaj VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski sot në mënyrë indirekte e kanë pranuar se e kanë rritur çmimin e rrymës për 100 përqind. Për ilustrim, në vitin 2006, vitin kur VMRO-DPMNE e mori pushtetin kushtonte 2.95 denarë  për kilovat në orë. Në vitin 2017 kur VMRO-DPMNE shkon në opozitë, çmimi i një kilovati për orë kushtonte 4.95 denarë që është rritje për pothuajse 100 përqind.”

LSDM akuzon gjithashtu se VMRO DPMNE-ja përveç se ka rritur çmimin e rrymës për 100%, ka hequr edhe tarifën e lirë ditore në kushte kur nuk kishte krizë energjetike si kjo tani. /SHENJA/


You may also like