(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për Gruevskin

by admin
Spread the love

Mickoski është një kopje e zbehtë e Gruevskit dhe rënia e VMRO-së së është për shkak të kotësisë dhe pakënaqësisë së madhe të brendshme, ndërsa, problemet e brendshme, me një fjalë, shpërbërja e VMRO-së nuk është për shkak të vlerave, por për shkak të kotësisë dhe pakënaqësisë së madhe të brendshme, thonë nga LSDM nëpërmjet një komunikate.

LSDM

”Seria e sherreve, akuzave dhe lojërave gjyqësore në Shtëpinë e Bardhë tregojnë se sa të thella janë problemet e brendshme partiake në VMRO. Ndërsa fakti është se Hristijan Mickoski është një kopje e zbehtë e Nikolla Gruevskit dhe politika e tij e bllokimit të rrugës evropiane është gjithashtu vetëm një kopje e origjinalit”.

I menjëhershëm ishte reagimi nga partia opozitare VMRO DPMNE të cilët thonë se nëse gjendja është aq e dëshpëruar siç thotë LSDM-ja, le të caktojnë zgjedhje dhe pastaj do të shohin se sa të mposhtur do të jenë.

VMRO-DPMNE

“LSDM në vend që të shkruajë deklarata plot gënjeshtra dhe manipulime, le t’i zgjidhë problemet fillimisht në oborrin e shtëpisë së tyre dhe nëse situata është aq e dëshpëruar siç thonë përmes zërave të tyre, atëherë le të guxojnë të caktojnë zgjedhje dhe pastaj do të shohin se sa të mundur do të jenë”.

Shqetësimi i LSDM-së po bëhet çdo ditë e më i dukshëm, thonë nga VMRO-DPMNE.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING




You may also like