(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra -tjetrën për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe termike

by admin
Spread the love




Për krizën energjetike që u krijua në vend, pushteti dhe opozita hedhin fajin tek njëra tjetra.

Nga LSDM thonë se Qeveria dhe institucionet po ndërmarrin një sër hapash për tejkaimin e krizës energjetike dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Ndërsa akuzojnë kryetarët e komunave të VMRO-s, për siç thonë sjelljen e tyre destruktive.

Darko Kaevski, LSDM

“Në opinion po vërehet sjellje destruktive e VMRO-DPMNE-së dhe kryetarëve të komunave. Në vend që të ndërmarrin masa dhe zgjidhje konkrete për ndihmën e qytetarëve, Danella Arsovksa I injoron kërkesat e shkupjanëve dhe shpallet si jo kompetente. Nga ana e VMRO-DPMNE-së shohim vetëm lajme të rrejshme, bllkada dhe akuza”.

Këto kriza të rrymës dhe ngrohjes i shkakton drejtëpërdrejtë LSDM-ja dhe ato nuk kanë kapacitet t’i zgjidhin të njejtat. Kështu ju kundërpërgjigj VMRO-ja.

Tabelë: VMRO-DPMNE

“LSDM është arsyeja e rritjes së faturave të qytetarëve për rrymë dhe ngrohje. Për shkak të LSDM-së nga ky muaj qytetarët do të paguajnë 1 500 denarë më shumë për rrymë dhe ngrohje. LSDM nuk ishte e aftë të sigurojë gaz të lirë, tani paguajmë ngrohje më të shtrenjtë, ndërsa shteti paguan shtesë nga buxheti”.

Gjithashtu ka reaguar edhe Qyteti i Shkupit. Ata thonë se Qyteti i Shkupit edhe po të dojë nuk mund të jetë përgjegjës për problemin me energjinë termike në qytet.Më tej shtojnë se, sado që dikush të mundohet të tregoj një fotografi ndryshe, faktet flasin se e gjithë përgjegjësia është në duart e Qeverisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like