(VIDEO) LSDM dhe BDI përshëndesin kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love




Partitë në pushtet përshëndesin kryesimin e Maqedonisë së Veriut në OSBE. Nga partia maqedonase, LSDM thonë se ky është një nga sukseset më të mëdha të diplomacisë maqedonase, dhe se kur bota është ende në një periudhë delikate për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, Maqedonia e Veriut do të luaj një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror.

LSDM

“Nëse deri para disa vitesh qëndronim jashtë dhe prisnim vendimet për të ardhmen tonë, sot ulemi në tavolinat kryesore të organizatave më të mëdha botërore dhe vendosim vetë jo vetëm për të ardhmen tonë, por edhe për të ardhmen e botës. Falë fitoreve diplomatike të qeverive të udhëhequra nga LSDM-ja, sot jemi shtet i respektuar, mik dhe partner i botës demokratike”

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se ky është sukses i madh i Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare.

 BDI

“Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale. 2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet”

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e ka bërë të qartë se agresioni i papërgjegjshëm dhe joprovokues ushtarak rus kundër Ukrainës e groposë arkitekturën e sigurisë evropiane dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin në kontinent dhe më gjerë, andaj gjatë kryesimit me OSBE-në, Ukraina do të jetë prioritet dhe fokusi kryesorë.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like