(VIDEO) LSDM: Apasiev, i vetmi aleat i mbetur i Mickoskit

by admin
Spread the love




Hristijan Mickoski me veprimet e tij kundër BE-së dhe NATO-s, mbeti i vetëm dhe i izoluar. Kështu deklarojnë nga partia në pushtet LSDM, në një komunikat dërguar mediave, duke reaguar ndaj qëndrimeve të kreut të partisë më të madhe opozitare maqedonase.

Sipas LSDM-së, mbështetja e vetme që Mickoski  ka  është nga partneri i tij Dimitar Apasiev dhe partia e tij e Majtë pro-ruse. Partia në pushtet thekson se Mickoski dhe Apasiev punuan së bashku për të destabilizuar shtetin, së bashku përhapën lajme të rreme dhe histeri, së bashku krijuan skenarë të përgjakshëm që dështuan.

LSDM

“Askush nuk u beson më gënjeshtrave të Mickoskit, aq më pak kush e mbështet atë në idenë e një referendumi që i shërben vetëm përdorimit të tij personal, brendapartiak. Për shkak të një marrëdhënieje të tillë, Mickoski pati një mosmarrëveshje me partnerët e koalicionit dhe për këtë arsye partitë e tjera opozitare ia kthyen shpinën”

LSDM-ja thekson se Mickoski mbeti i vetëm, i shoqëruar vetëm nga Apasiev, me të cilin punojnë së bashku për qendrat e huaja të pushtetit.


You may also like