(VIDEO) Llukarevska: Deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese, janë përfaqësues të interesave të qytetarëve

by admin
Spread the love

Unë pres që të gjithë ata që mendojnë nga perspektiva e BE-së, që mendojnë mirë për vendin, të votojnë për ato ndryshime kushtetuese. Kështu mendon nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në një intervistë për Radio e Lirë, e cila ka folur për ndryshimet kushtetuese që do të përfshihen dhe bullgarët në Kushtetutë, por këta të fundit  nuk e kanë shumicën prej dy të tretash në parlament pa votat e VMRO-DPMNE-së.

SANJA LLUKAREVSKA, NËNKRYETARE E LSDM-SË

“Besoj se në këtë shumicë parlamentare, sepse çdo deputet përfaqëson qytetarët dhe votuesit e tyre dhe tek ata shohin të ardhmen, shohin projekte, shohin tek ata një standard për këtë vend, ndaj mendoj se ka shumë progresistë, forcat që duan të ecin përpara dhe prandaj jam optimist se amendamentet kushtetuese mund të kalojnë”.

Edhe Llukarevska ka përsëritur mendimin e shumicës parlamentare, që zgjedhjet do të jenë në afatin e paraparë, në vitin 2024 dhe se kriza energjetike gjatë dimrit,  nuk mundë të jetë shkak që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

SANJA LLUKAREVSKA, NËNKRYETARE E LSDM-SË

“Kriza energjetike, dimri i vështirë, inflacioni janë sigurisht fakte që nuk janë vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën, ndaj e di që ka konsultime dhe takime të vazhdueshme për të gjetur zgjidhjet e duhura për të kapërcyer këtë situatë të vështirë,  nuk mund të jetë shkak për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo është e drejtë. Duhet ta kapërcejmë krizën dhe vetëm atëherë, në vitin 2024, të shkojmë në zgjedhje të rregullta parlamentare”.

Ndërkaq, debate të ashpra po vazhdojnë çdo ditë, ndërmjet LSDM-së dhe partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sa i përket ndryshimeve kushtetuese.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like