(VIDEO) Lloga pret që ekstradimi i vrasësit të Vanjës të bëhet shumë shpejt

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pret që ekstradimi i të dyshuarit të vrasjes së dyfisht Lupço Palevskit të bëhet për një kohë relativisht të shkurtër,sepse siç tha Turqia është partner strategjik i vendit.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Dje u nënshkrua nga ana ime, të gjitha shkresat u përkhtyen në gjuhën turke. Sot deri në përfundim të ditës, gjithashtu edhe në Prokurorinë Publike do të përkthehen dhe sot kërkesa do të dorëzohet edhe përmes postës elektronike, por edhe përmes ambasadës dhe pasi ta marrin kërkesën tonë do të komunikojmë direkt edhe ministrin e Drejtësis të Turqisë. Turqia është partneri ynë strategjik për çështje të tjera më të rëndësishme dhe besoj se për një kohë relativisht të shkurtër, do të marrim përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë mes nesh”.

Por, aq opitimist nuk janë ekspertët.

Sipas ekspertit juridik Gordan Kallajxhiev deklarimet e elitës politike për personin e dyshuar si “monstër, mendje vegjël, psikopat”, ende pa u dëgjuar verzioni i tij, janë të ngutura dhe të pakujdesshme, sepse personi i dyshuar mund ti marrë në favor të tij dhe të thotë se në RMV nuk kam kushte për gjykim fer dhe të drejtë.

Gordan Kallajxhiev, ekspert juridik

“Ka ankesë për paraburgimin e përkohshëm, ankesë për vendimin për ekstradim, ankesa për vendimi nga Këshilli i Ministrave, ankesë pas anekse, afatet kohore ecin. Deklarata të pakujdesshme të politikanëve, dje dëgjuam ministri i deklaroi si mendje vegjël, ajo do të ishte në favor të atyre. Pastaj “monstër” e kështu me radhë, ata nesër mund të deklarojnë se po bëhet fjalë për një gjykim jo fer. Nëse presionet mediatike dhe deklaratat e politikanëve bëjnë aq shumë presion ndaj gjykatës, ai mund të thotë në Maqedoni nuk kam kushte për gjykim të drejtë. Këtu pa e dëgjuar, e kanë deklaruar si autor. Ai mund të thotë rasti është i montuar”.

Kurse për pjesën politike dhe faktin se ai është lider i një partie politike, Kallajxhiev tha se  në politikë gjithëçka mund të përdoret dhe keqpërdoret, e si shembull e kemi, ish kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevskin.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski bëri me dije se për avokatin e të dyshuarit Lupço Palevskit, Vasko Stojkov, me të cilin më 30 nëntor ai u larguan në Beograd, do të vendosin pasi të përfundoj marrja e tij në pyetje. I pyetur për personin që dyshohet se e ka bartur Palevskin nga Serbia në Turqi, dhe që u  arrestua më 5 dhejtor në aeroportin e vendit, tha se do të ketë padi penale.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Në pajtim me gjithë atë që e kemi deri tani të vërtetuar, shërbimet më kanë informuar se do të ketë padi penale. Sa i përket avokati, po është mbajtur në stacion policorë për tu marrë në pytje dhe po vazhdon ende në korrniza të 48 orëve të mbajtjes në stacion policorë dhe kur të mbaroj ajo, shërbimet do të vendosin se çfarë do të ndërmarrin më tej”.

Përndryshe, për 5 të dyshuarit tashmë ka kallëzime të posatshme penale dhe për ta është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Në momentin që Palevski do të arrij në vend, për të do të vlejë masa e paraburgimit 30 ditor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like