(VIDEO) Lidhja e Sindikatave: Greva po jep rezultate dhe se pagat po rriten

by admin
Spread the love




Greva po jep rezultate dhe pagat po rriten në nivel lokal. Kështu thonë nga Lidhja e Sindikatave, përmes një komunikate, të cilët informojnë se në tre ditët e para të grevës së përgjithshme në të gjithë sektorin publik tashnë janë rritur pagat e një numri të madh të punëtorëve në këtë sektor që punojnë në qytetin e Shkupit, dhe në komunat apo ndërmarrjet publike të themeluara nga Qyteti i Shkupit vetëm se janë harmonizuar për 2.806 denarë sipas rritjes së pagës minimale.

Lidhja e Sindikatave

“Autoritetet lokale dhe kryetarët e komunave, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike, të cilët e kuptojnë nevojën për t’i ndihmuar punonjësit në këto momente të vështira, kuptojnë harmonizimin prej 2.806 denarë në pagat e punëtorëve në sektorin publik”.

Drejtuesit e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, i Komunës së Tetovës, dhe i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski tashmë kanë pranuar kërkesën kryesore të grevistëve për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik për 2.806 denarë në shumën neto sipas rritjes së pagës minimale dhe rritjes së pagave të punonjësve.

Në të njëjtën kohë, negociatat janë duke u zhvilluar dhe përmes dialogut social në nivel lokal pritet që në ditët në vijim kjo rritje t’u jepet punonjësve të sektorit publik në shumicën e komunave dhe ndërmarrjeve publike të themeluara prej tyre.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like