(VIDEO) LEN: Pendarovski me deklarata të ambalazhuara, por i dështuar në praktikë

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski po e përfundon mandatin e tij si kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut  në mënyrë të padëshiruar.Kështu deklaruan nga Lidhja Evropiane për Ndryshim. Sipas tyre, në fund të mandatit, presidenti Pendarovski ishte një president me deklarata mirë të ambalazhuara, por mbetet pa rezultate dhe i dështuar në praktikë. Ata gjithashtu akuzojnë të parin e shtetit se  gjatë gjithë kohës e ka mbajtur veten si president i të gjithëve, por sipas LEN  realisht ka lënë shumë për të dëshiruar që ta meritojë këtë atribut.

LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“E kemi dëgjuar presidentin Pendarovski të flasë shumë herë për vlera multietnike, por kur duhej të dëshmohej se beson vërtet në ato vlera, e dëshmoi të kundërtën. Ai reagoi ashpër kundër himnit e flamurit shqipar në tubimet e shqiptarëve, madje nuk hezitoi ta quajë shovinist një veprim të tillë, por nuk e dëgjuam askund të reagojë kundër ndonjë veprimi të vërtetë shovinist, siç ishin së fundi protestat dhe rezistenca për hapjen e paraleleve shqipe në Komunën e Çashkës”.

Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, më tej shtojnë se Stevo Pendarovski me qindra herë ka folur kundër korrupsionit, por heshtja dhe mosinteresimi i tij për zgjerimin e listës së zezë me funksionarë nga Maqedonia e Veriut, aq më tepër dekreti i tij në ndryshimet e Kodit Penal, duke e amnistuar krimin dhe korrupsionin shtetëror.

LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“E dëgjuam të flasë për vlera demokratike dhe integrim, por nuk i’a dëgjuam zërin të thotë një fjalë për çështjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, që është fundament për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai heshti edhe ndaj raportit skandaloz të progresit për RMV-në, si dhe ndaj kritikave të Komisionit Europian për keqpërdorim të flamurit të BE-së, që flet shumë për integrimin e vendit në BE. Ai ka pasur plot fjalë për drejtësinë, por ka heshtur ndaj presionit që i bëhet Kryetares së Gjykatës Supreme”.

Ndërkaq, nga Lidhja Europiane për Ndryshim  infromojnë se do të kandidojnë  me një kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale që sipas tyre, në këtë mënyrë do vjen edhe ndryshimi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like