(VIDEO) Lajçak: Zaev dha dorëheqje pasi Bashkimi Europian nuk e mbajti premtimin

by admin
Spread the love

I dërguar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav  Lajçak tha se dorëheqja e kryeministrit  Zoran Zaev është për shkak se BE nuk arriti ta përmbush premtimin, ndërsa Bashkimi Evropian, sipas tij, “humbi një nga partnerët më të mirë në rajon”.

MIROSLLAV LAJÇAK

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon.

Për Lajçakun është është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për të pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbë më shumë partnerë evropianë.

Lajçak në samitin e Selanikut theksoi se është e nevojshme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri menjëherë të nisin bisedimet me Bashkimin Evropian.

MIROSLLAV LAJÇAK

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës. Kjo është e rëndësishme që rajoni ta shohë BE-në si partner serioz dhe kredibil”.

Lajçak rikujtoi agjendën e Selanikut nga viti 2003, duke thënë se tani, 18 vjet më vonë, vetëm Kroacia është bërë anëtare e plotë e BE-së, kurse nga gjashtë të mbeturit, vetëm dy janë në negociata, ndërsa katër të tjera ende presin të fillojnë.  Sipas tij, integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor, anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor, është e vetmja rrugë logjike për të ecur përpara. /SHENJA/

 

You may also like