VIDEO/ Kualifikimi historik i Gjeorgjisë në Europian, ja festa e çmendur e tifozëve

by admin
Spread the love

Gjeorgjia mposhti mbrëmë Greqinë me 11-metërsha, duke siguruar kualifikimin në Europian.

Moment historik pasi është hera e parë që kombëtarja gjeorgjiane, arrin të kualifikohet në një kompeticion kaq madhor. Një festë elektrizuese dhe legjitime shpërtheu në Tbilis, pas kësaj arritje historike.

Ndërkohë një video po bën xhiron në rrjetet sociale, ku shihet festa e çmendur e tifozëve. Brohoritma, lot gëzimi, përqafime dhe puthje për një arritje kaq të madhe.

Rikujtojmë që Europianin e Gjermanisë, Gjeorgjia do të jetë pjesë e Grupit F së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like