(VIDEO) KSHZ: Kryetarët e komunave t’i dezinfektojnë vendvotimet

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ditën e shtunë, më 16 tetor, të drejtën e votës në zgjedhjet lokale do të mund ta shfrytëzojnë mbi 8000 persona. Në njësitë rajonale të KSHZ-së janë regjistuar për votim 7891 persona të sëmurë, të cilëve do tu dërgohet kutia e votimit në shtëpi.

Gjithashtu janë paraqitur edhe 476 votues me vendim për izolim për shkak të virusit Covid19. Afati për paraqitjen e tyre ka përfunduar më 11 tetor, ndërsa paraqitjet e deritanishme do të shqyrtohen dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vendos nëse e miraton ose jo secilën veç e veç.

Ndërkohë KSHZ-ja edhe një herë u ka bërë thirrje komunave që të dezinfektojnë të gjitha vendvotimet para të dielës. Sipas Kodit Zgjedhor, dezinfektimi është detyrim i komunave.


“KSHZ-ja ka informuar vazhdimisht njësitë e vetëqeverisjes lokale me shkrim për këtë detyrim ligjor në periudhën e kaluar, në mënyrë që të respektohen protokollet shëndetësore për zhvillimin e zgjedhjeve dhe të mbrohet shëndeti i organeve zgjedhore, votuesve dhe pjesëmarrësve”, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve”.

Zgjedhjet e të dielës do të zhvillohen me protokolle dhe masa të veçanta kundër Covid19. Në këto zgjedhje lokale për herë të parë do të përdoret edhe teknologjia e identifikimit biometrik me fingerprint. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like