(Video) Kryetari i bashkisë qytetarëve ukrainasve: Na kanë dhënë ultimatum. Kush është për të luftuar?!

by admin
Spread the love

Kryetari i një qyteti verilindor në Ukrainë u ka kërkuar banorëve të luftojnë dhe t’i rezistojnë Rusisë.

Trupat ruse kanë filluar të rrethojnë Konotop-in, në rajonin lindor të Sumy-t, ku Artem Semenikin u tha vendasve se artileria tashmë po drejtohet kundër tyre.

Në këtë video kryetari Semenikin dëgjohet duke thënë: “Na kanë dhënë ultimatum. Nëse fillojmë të rezistojmë, ata do ta bëjnë copë-copë qytetin me artileri. Nëse thoni ‘po’, atëherë ne do të luftojmë. Kush është për të luftuar?”

Turma dëgjohet duke i thirrur përsëri: “Luftim, sigurisht”.

Një person i përgjigjet thirrjeve të kryebashkiakut duke thënë: “Vetëm evakuoni fëmijët dhe gratë dhe ne do të fillojmë të luftojmë”.

Kryebashkiaku vijon më tej duke thënë: “Vendimin duhet ta marrim të gjithë së bashku, sepse artileria tashmë na është drejtuar”.

©Rruga Press

You may also like