(VIDEO) Krerët e shtetit kanë pranuar të gjitha propozimet bullgare

by admin
Spread the love

Dimitar Kovaçevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq, me propozimin e ri i pranojnë të gjitha kërkesat bullgare. Kështu thotë Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE, të cilët tashmë janë deklaruar se nuk e mbështesin propozimin e ri francez. Për këtë, ata për në mbrëmje kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë.

VMRO këmbngul që ky propozim është i njëjtë me atë që Qeveria e refuzoi një javë më parë.

Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE  

“Propozimi të cilin Kovaçevski, Osmani, Pendarovski dhe të tjerët e paraqesin si version i modifikuar, në fakt është i njejti, të cilin e refuzuan para një jave. Kjo është gënjeshtra e parë e Qeverisë. Në këtë propozim në vend të hapjes së europerspektivës, mundësohet korrnizën legale Bullgaria ta kushtëzoj me tema identitare, gjuhën, historinë, ndryshimin e librave shkollor, përmendoreve, ngjarjeve dhe kërkesa të tjera nënçmuese”.

Kovaçki bënë thirrje për protestë, kundër siç thotë propozimit të cilin e quan nënçmues dhe asimilues.

Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE 

“Maqedonia duhet të kërkoj që europianizimi të bëhet vetëm në bazë të principeve dhe vlerave të deritanishme evropiane dhe jo përmes ultimatumeve dhe kërcënimeve. Prandaj, sonte në orën 19:00 para Qeverisë së RM-së, do ketë protestë kundër propozimit nënçmues dhe asimilues, të cilin na e ofrojnë Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani. Kjo nuk është protestë partiake. Kjo nuk është protestë e VMRO-DPMNE-së. Kjo është protestë e popullit të Maqedonisë”.

VMRO-ja opozitare ishte kundër edhe propozimit paraprak francez.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like