(VIDEO) Krerët e partive maqedonase: Shkupi është i rëndësishëm

by admin
Spread the love




Me rastin e 13 nëntorit, Ditën e Çlirimit të Shkupit, dy liderët e partive maqedonase rikujtuan rëndësinë e kësaj dite, ndërsa folën edhe për të tashmen dhe të ardhmen e kryeqytetit. Kryeministri, Zoran Zaev përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se sot kujtojmë heriozmoin e ayre që luftuan për Shkupin.

“Dita kur para 77 viteve luftëtarët e Divizionit çlirimtar popullor të 42-të dhe 50-të dhe Brigada e Maqedonisë, si dhe nga njësit tjera partizane, u bënë pjesë e operacioneve përfundimtare për çlirim të okupimit fashist dhe për realizmin e ëndrrës për shtetin e tyre të pavarur, me Shkupin si kryeqytet. Është një ditë kur e kujtojmë heroizmin, kur ne I përkulemi viktimave, luftëtarëve dhe popullatës civile të cilët së bashku me partizanët luftuan për çdo rrugë të qytetit tonë, dhe kujtohemi në gëzimine shkupjanëve dhe të çlirimtarëve për flamurin e zhvilluar të lirisë në ish Shtëpun e Oficerëve”

Ndërkaq, edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së ka shkruar se Maqedonia e Veritu  dhe Shkupi e duan lirinë, ndërsa shtoi se Shkupin e presin ditë më të mirë.

Mickoski u shpreh se Shkupi gjithmonë e ka vënë ne piedestal luftën për liri, besimin në parime dhe shpresën për të ardhmen në të cilën besojmë. Njerëzit që luftuan për të 77 vite më parë janë heronjtë tanë sot, ata sollën fitoren mbi pushtuesin fashist dhe lavdia është  e tyre, ndërsa liria është e përbashkët. Ne e mbrojmë atë liri edhe sot, dhe dashurinë për Shkupin e kemi edhe sot. Betejat tona moderne do të jenë fitoret tona të përbashkëta, lehtësimi i borxhit tonë ndaj qytetit të solidaritetit, lirisë dhe njerëzimit.

Kreu i VMRO-së gjithashtu shtoi se Shkupin e presin kohë më të mira dhe e ardhmja e re është ëndrra e tyre  për kohën që do të vijë.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like