(VIDEO) Kovaçevski: Samiti i NATO-s është i rëndësishëm në kohën kur në Ukrainë ka luftë

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, para fillimit zyrtar të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, deklaroi se në këtë samit të gjithë aleatët janë të drejtuar para sjelljes së vendimeve shumë të rëndësishme, të cilat do të tregojnë unitet në raport ndaj sfidave aktuale dhe të ardhshme.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Ky është një takim i rëndësishëm, vjen në një moment shumë të rëndësishëm, në një kohë kur praktikisht po zhvillohet luftë në Ukrainë. Takimi vjen pas Samitit të Madridit ku u punua shumë nga ministrat e mbrojtjes, ministrat e punëve të jashtme dhe natyrisht edhe përfaqësuesit në selinë e përhershme të NATO-s”.

Kovaçevski theksoi se do të miratohen disa përfundime shumë të rëndësishme. Së pari, do të merren vendime në lidhje me aspektet rajonale të mbrojtjes së vendeve të NATO-s dhe aspektet e mbrojtjes kibernetike dhe mbrojtjes nga sulmet hibride. Më pas do të miratohen vendime në lidhje me avancimin e bashkëpunimit me Ukrainën, do të formohet praktikisht Këshilli NATO-Ukrainë, në të cilin në të ardhmen mund të merren vendime lidhur me bashkëpunimin e përbashkët.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Maqedonia e Veriut është një vend që tashmë investon 30% të buxhetit të saj të mbrojtjes në modernizim, gjë që sigurisht është e nevojshme në këtë kontekst. Për më tepër, në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm me Ukrainën, Maqedonia e Veriut ka një qëndrim shumë të qartë. Ne, si shteti i 30-të anëtar, mbështesim gjithmonë derën e hapur për anëtarësim në NATO, por sigurisht në fund të fundit merren parasysh aspektet e sigurisë në momentin aktual”.

Kovaçevski njoftoi se pret një takim të suksesshëm.” Sot dita ime do të fillojë me një takim dypalësh me Kryeministrin e Estonisë, nesër kam një takim dypalësh me Kryeministrin e Greqisë dhe sigurisht takime të veçanta me vendet Indo-paqësore, partnerët tanë, me të cilët do të diskutojmë për aspektet globale të sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Kovaçevski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like