(VIDEO) Kovaçevski: Propozimi francez, bazë e mirë për marrëveshje

by admin
Spread the love




Kemi mbrojtur interesin dhe identitetin maqedonas. Në propozimin francez ka qëndrime për pranim të plotë të gjuhës maqedonase, si dhe protokolli nuk është pjesë e kornizës negociuese. Kështu është shprehur kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas takimit me liderët e koalicionit, para të cilëve e ka prezantuar propozimin francez. Kryeministri thotë se pasi të përfundojnë takimet me të gjitha palët, do të formojnë qëndrim zyrtar për këtë proopozim, të cilin e lavdëronte vazhdimisht.

SINKRON – DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR
“Pozicioni në të cilin jemi sot është shumë më i favorshëm për ne. Pozicioni dhe strategjia jonë, dhanë rezultat. Para nesh kemi një propozim që përfshin vërejtjet tona. Për të formuar qëndrim zyrtar si shtet, me takimin e  sotëm e filluam procesin e gjerë konsultativ. Do të vazhdojmë me presidentin e  shtetit. Do të debatojmë edhe në Kuvend, me opozitën, sektorin civil, mediat, ekspertët. Propozimin e shohim si një bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz dhe të përgjegjshëm”.

Lidhur me shkrimet që janë publikuar sot në mediat bullgare se ky propozim nuk ka dallim nga ai paraprak, Kovaçevski thotë se nuk mund ta komentojë autenticitetin e atyre shkrimeve.

SINKRON – DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR
“Vërtetë nuk mund ta komentoj autenticitetin e asaj që është shkruar. Thelbi është se Kuvendi bullgar në periudhën e kaluar solli rezolutë të re, më të cilën praktikisht e anuloi rezolutën e cila ishte restriktive sa i përket heqjes së vetos dhe kjo është diçka që mundësoi të vijmë në këtë propozim. Gjuha maqedonase në kornizën negociuese, është gjuhë maqedonase. Të gjitha çështjet e identitetit janë ruajtur”.

Ndërkaq, i pyetur se çfarë do të bëjnë nëse edhe ky propozim kundështohet nga opozita, Kovaçevski bëri thirrje që të gjitha partitë të luftojnë për të ardhmen më të mirë të vendit. Nëse një parti vendos të izolohet, shtoi se nuk mund të lejohet që të izolohet gjithë shteti.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 


You may also like