(VIDEO) Kovaçevski: Po bëjmë analiza për rritjen e pensioneve, propozimi i VMRO-së është i pabazë

by admin
Spread the love




Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, ka komentuar kërkesën e VMRO-DPMNE, të cilët kërkojnë që të rriten pensionet për 20 për qind. Ai tha se nga marrja e detyrës si kryeministër kanë synuar t’i rrisim pensionet, duke pasur parasysh se vendi gjendet në krizë ekonomike, energjetike dhe shëndetësore. Kovaçevski më tej deklaron se për momentin po punohet në analiza që më pas duhen të prezantohen, ndërsa propozimin e VMRO-së opozitare e quan paushall.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Kërkesë  vetëm për të treguar VMRO-DPMNE se merr pjesë në këtë proces, por nuk bazohen në ndonjë metodologji apo analizë. Përkundrazi, ne tashmë jemi duke punuar në një metodologji që do të mundësojë rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të pensioneve”.

Ndërsa VMRO-DPMNE ka reaguar duke theksuar se Kovaçevski të mos të ikë dhe deputetët  tij të përkrahin ngritjen e pensioneve.

VMRO-DPMNE

“Presim që deputet e LSDM-së të përkrahin rritjen e pensioneve të cilën VMRO-DPMNE e ka propozuar. Me këtë do të largohen efektet negative të cilat pensionistët  i ndejnë nga kriza që nuk mundin t’i përballojnë standardet e tyre”.

Edhe LSDM para ca ditëve deklaruar se pritet graduale e pensioneve.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 


You may also like