(VIDEO) Kovaçevski në SHBA, takime me Blinken, Escobar dhe Cholet

by admin
Spread the love




Kryeministri, Dimitar Kovaçevski të mërkurën do të ketë vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në delegacionin e kryesuar nga Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për politika të qeverisjes së mirë dhe Bujar Osamni, ministër i Punëve të Jashtme.

Në Uashington, kryeministri Kovaçevski do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Përfaqësuesin Specila të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jonathan Feiner, këshilltarin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Scholl.

Në kuadër të vizitës së punës në Uashington, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, do të vizitojë Universietin prestigjoz John Hopkin në Uashington, ku pas takimit me dekanin e universitetit, Kovaçevski do të mbajë ligjeratë për sfidat dhe mundësit e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, në kuadër të programit për shënimin e 30 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kovaçevski do të takohet me përfaqësues të lartë të UNICEF-it dhe UNPD-së, dhe me këtë rast do të mbaj edhe një fjalim. Në kuadër të programit për shënimin e 30-vjetorit, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në panelin kushtuar diplomacisë parandaluese, ndërmjetësimit dhe politikës së miqësisë në selinë e OKB-së. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në manifestimin e organizuar me rastin e festës së gjuhës maqedonase. Sipas agjendës, është paraparë edhe takim i kryeministrit Kovaçevski me përfaqësues të diasporës maqedonase në SHBA.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like