(VIDEO) Kovaçevski dorëzoi në Kuvend emrat dhe programin e Qeverisë së re

by admin
Spread the love




Mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski dorëzoi sot para Kuvendit propozim përbërjen e Qeverisë së rë dhe propozim programin qeveritar. Sipas tij, programi i Qeverisë së tij është kryesisht vazhdimësi e programit të LSDM-së me të cilat fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2020. Megjithatë, janë shtuar edhe prioritetet programore të Alternativës si partner i ri qeveritar, si dhe sfidat të cilat kërkojnë adresim urgjent, siç janë kriza energjetike dhe ajo ekonomike.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, MANDATAR PËR KRYEMINISTËR
“Programi është vazhdimësi e legjitimitetit zgjedhor të fituar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, me atë që janë shtuar edhe përcaktimet programore të partnerit të ri të koalicionit Alternativës, si dhe qëllime tjera programore që vijnë si rrjedhojë e sfidave që gjenden para kësaj qeverie”.

Përveç krizës energjetike dhe ekonomike, prioritet i Qeverisë Kovaçevski do të jenë edhe projektet e mëdha infrastrukturore, siç është Korridori 8. Kovaçevski do të vazhdojë të angazhohet për projektin rajonal “Ballkan i Hapur”, ndërsa hapja e bisedimeve me BE-në mbetet përcaktim strategjik i shtetit. Për këtë qëllim do të kërkohet zgjidhje me Bullgarinë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, MANDATAR PËR KRYEMINISTËR
“Gjithashtu kemi adresuar edhe çështjen me Bullgarinë, ku përmes dialogut të orientuar drejt të ardhmes, drejt projekteve për lidhjen e qytetarëve, ekonomive dhe kulturës, të vijmë deri te një zgjidhje e përbashkët që bazohet në vlera evropiane dhe do të ruajë dinjitetin e qytetarëve të dy vendeve, dhe Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund të marrë datën për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”.

Votimi i Qeverisë së re pritet të jetë në rend dite në Kuvend më 15 dhe 16 janar.  /SHENJA/

 

 


You may also like