(VIDEO) Kovaçevski: Do të ketë ushqim dhe energji elektrike për të gjithë qytetarët

by admin
Spread the love

Ushqim dhe energji elektrike do të  ketë për të gjithë qytetarët, kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski. Sipas të parit të Qeverisë,  synimi i qeverisë është  subvencionimi i bujqve,  me qëllim që të rritet prodhimi vendor dhe të zvogëlohen sa më shumë importet.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Të dielën në këtë vend isha para jush dhe prezantova setin e ri të masave anti-krizë. Thashë se rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë. Sot jemi këtu për të treguar se si do të sigurojmë ushqim për të gjithë. Lufta në Ukrainë na mësoi se cilat janë elementet kryesore për jetë dhe ato janë energjensat dhe ushqimi. Dëshirojmë që bujqit tanë të kenë kushte më të mira dhe më lehtë t’i përballojnë sfidat. Duhet të rritet prodhimi vendor, përmes subvencioneve, fondet evropiane dhe resurset njerëzore”.

Ndërkaq, ministri Ljupço Nikollovski, theksoi se modeli i ri ofron përgjigje dhe zgjidhje për të gjitha dobësitë e identifikuara në sistemin aktual të subvencioneve. Sipas tij, me të, mbështetja e mëparshme për fermerët nuk shkurtohet, por rishpërndahet në disa programe me qëllim efikasitetin më të madh dhe pagesën në kohë.

LJUPÇO NIKOLLOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË PYLLTARISË DHE UJËRAVE

“Me modelin e ri të subvencionimit, fermerët përmes Programit për Mbështetje Financiare paraprakisht do të marrin subvencionin bazë për mbajtjen e tokës në gjendje të punueshme. Subvencionimin bazë do ta merrte çdo fermer që kultivon një sipërfaqe bujqësore, që do të mbjellë një kulture vjetore ose do të mbajë një plantacion  të përhershëm, një fermer që paraqet një kërkesë dhe që plotëson kriteret minimale të përcaktuara pa kushtin e prodhimit të dorëzuar”.

Ministri Nikollovski, informoi se në sistemin e ri do të ketë një subvencion shtesë – për kulturat dhe produktet e përcaktuara strategjike, siç thekson ai, ju jepet përparësi kulturave dhe produkteve me rëndësi strategjike për të siguruar një rendiment më të lartë të kulturave strategjike dhe varësi më të ulët të shtetit nga importi.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like