(VIDEO) Kovaçevski: Çdo shtyrje e bisedimeve me BE-në e rrit euroskepticizmin

by admin
Spread the love

Çdo shtyerje e bisedimeve me Bashkimin Evropian e rrit skepticizmin në vend dhe u jep hapësirë aktorëve të afërt me regjimin e Vladimir Putinit. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, i cili gjatë ditës së djeshme ishte  në Bruksel për samitin e NATO-s dedikuar Ukrainës. Ai në intervistën e tij për MIA, nuk potencoi datën për mbajtjen e konferencës së premtuar ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve, dhe tha  se nuk dëshiron që e njëjta të lidhet me data por me projekte dhe biseda reale.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nuk e kam përmendur kurrë qershorin dhe nuk e lidh veten me data, sepse duhet të kemi një zgjidhje që të bazohet së pari në vlerat evropiane dhe së dyti, e cila do të arrihet përmes komunikimit, bazuar në parimin e respektit të ndërsjellë, së pari ndërmjet politikanëve, e dyta ndërmjet institucioneve në të dy vendet dhe e treta e ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dy vendeve. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë bazë e mirë për fillimin e parë të negociatave dhe ndërtimin e dytë të besimit të ndërsjellë të dy vendeve fqinje”.

Maqedonia e Veriut, sipas tij shpreson në impuls të ri të bisedimeve me Bullgarinë, ku kryeministri i ri Kiril Petkov shprehu vullnet për tejkalimin e mosmarrëveshjeve.  Ai theksoi se mosmbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare e rrit skepticizmin te disa grupe.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Mosfillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut jep sinjal të keq, sepse ne tashmë kemi katër raporte pozitive nga ana e Komisionit Evropian për progresin tonë në harmonizimin me BE-në. Kjo jep sinjal të keq si për ne ashtu edhe për gjithë rajonin…..Mosrespektimi i mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare e rrit skepticizmin te disa grupe, që është normale në një proces të tillë të gjatë dhe nuk është mirë”.

Sa i përket sanksioneve të BE-së me të cilat Maqedonia e Veriut është plotësisht e harmonizuar, ndërsa mund t’i bëjnë dëm ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri theksoi se ekzistojnë tashmë programe për ndihmë që prej para luftës, por edhe se qeveria e tij është në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e BE-së.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like