(VIDEO) Kovaçevski: BE-ja të mbajë fjalën dhe të na jap datë për negociata

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Procesi që zgjatet e që nuk ka asnjë rezultat konkret e zbeh besimin tek qytetarët. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për procesin e stërzgjatur të eurointergimeve të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri kërkoi që BE ta plotësoj premtimin e saj dhe sa më parë t’i nisë negociatat me vendin tonë.

 Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Çdo proces që zgjatë shumë dhe që gjatë asaj kohe nuk ka asnjë rezultat konkret, shndërrohet në proces ku ulet besimi. Nuk flas për besimin politik, por për besimin nga ana e qytetarëve. Përfundimisht, BE duhet ta plotësoj premtimin e saj, ta plotësoj pjesën e saj të obligimit dhe një orë e më herët të caktohet datë, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”.

Ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërns deklaroi se partneriteti strategjik mes SHBA-ve dhe RMV-së, nuk është zëvendësim për BE-në. Andaj, bëri thirrja që vendi sa më parë të bëhet antare e BE-së.

Kejt Mari Bërns, ambasadore e SHBA-së

“Partneriteti strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve ka filluar prej para shumë vitesh. Ne vlerësojmë se RMV e ka kryer punën e saj për t’u bërë anëtare e BE-së. Duhet të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Dialogu strategjik nuk është zëvendësim për BE, por përparim i raporteve të deritanishme që i kemi pasur”.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm bëri me dije se më 2 qershor  në Uashington nis dialogu strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut. Dialogu Strategjik do të përfshijë tema nga marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato që janë me interes global. Fokusi  siç tha, do të jetë në mbrojtjen dhe bashkëpunimin ekonomik, tregtinë dhe investimet, arsimi, transport, energji, ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe tema të tjera.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like