(VIDEO) Konsumatorët e prekur do të ndihmohen nga Qeveria

by admin
Spread the love




Qeveria ka miratuar Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2022, ku  sigurohen mjete shtesë për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizim me energji elektrike. Për konsumatorët e cenueshëm të cilët shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale dhe realizon shtesë monetare për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për konsumin e enegjencave në amvisëri janë paraparë edhe masa shtesë që i ndërmerr operatorët e sistemit për distribuimin e energjisë, siç janë lirimi nga detyrimet për pagesën e kompensimit për kyçje të sërishme, shpenzimet për verifikim të jashtëzakonshëm të pajisjes matëse, si dhe masa të tjera të ngjashme.

Vendimet janë sjell për realizimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike, për shkak të përballjes me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike.

QEVERIA

“Qeveria i obligoi të gjitha institucionet në kompetencë të ekzekutivit nga llogaritë e tyre buxhetore dhe programet e parashikuara për furnizimin me energji elektrike, që të paguajnë menjëherë borxhet ndaj furnizuesve me energji elektrike dhe miratoi rishpërndarjen e mjeteve nga zërat e tjerë buxhetor ku ka të papërdorura. mjetet për pagesën e borxheve ndaj furnizuesve të energjisë elektrike”.

Nga Qeveria  më tej bëjnë të ditur se do ketë ndihmë financiare për personat me të ardhura të ulëta nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk e tejkalojnë të ardhurat neto,  për person që jeton vetëm deri në 15.194,00 denarë, për amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000,00 denarë,  për amvisëri deri në tre anëtare deri në 21.000,00 denarë,  për amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000,00 denarë, si dhe për amvisëri me pesë anëtarë dhe më shumë anëtarë deri në 30.000,00 denarë. Këta persona do ta realizojnë të drejtën përmes shpalljes publike që do ta publikojë Ministria e Ekonomisë. Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like