(VIDEO) Konstituohet këshilli i Qytetit të Skupit, Trajko Sllaveski zgjidhet kryetar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qyteti i Shkupit zgjodhi kryetarin e Këshillit dhe verifikoi mandatet e gjithsej 45 antarëve të këshillit. Ish-ministri i Financave dhe barësi i listëс për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, u zgjodh kryetri i ri i Këshillit të Shkupit, për të cilin votuan 26 këshilltarë nga VMRO-DPMNE, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, E Majta, PLD dhe DOM, ndërsa anëtarët e LSDM-së dhe BDI nuk votuan për zgjedhjen e Sllaveskit për kryetar. Sllaveski, tha se ai do të jetë i barabartë më të gjithë dhe pret mbështetjen e të gjithë anëtarëve të këshillit, pasi siç tha i presin ditë të vëshitra.

Trajko Sllaveski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

“Situata nuk është mirë, veçanërisht në sektorin publik, në ndërmarrjet publike do të përballemi me probleme të mëdha, financim jostabil, humbje, papunësi. Para neve qnëdron një detyrë e vështirë që të ndihmojmë që punët të shkojnë në të ardhmen të shkojnë në drejtim të duhurë. Mendoj që këshili i qytetit të Shkupit është i përbër nga profesionit të duhurë të cilët do të punojnë në interes të qytetarëve, pasi këtu ne jemi të gjithë njësoj pa marrë parasysh se nga cila parti politike jemi, pasi në problemet e qytetit nuk ka hapësirë për politikë”.

Kryetarja e Qyteti të Shkupit Danella Arsovska, i uroj anëtarët e këshillit, ndërsa i faleminderoi ata që do të merren me problemet e qytetarëve të Shkupit dhe se së bashku të punojnë për të mirën e të gjithëve.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

“E di që në këtë grup të këshilltarëve kemi njerëz që janë nga profesione të ndryshme që vinë nga politika, vinë nga sektori i qytetarëve, megjithatë besojë se të gjithë ju e keni ekspertizën dhe kualitetin tuaj si profesionistë. Në emrin tim si kryetare e Qytetit të Shkupit uroj që të bashkëpunojmë në mënyrë të suksesshme në katër vitet e ardhshme”.

Anëtari i këshillit nga partia E Majta tha se kanë dhënë mbështetjen për zgjedhjen e kryetarit, ndërsa i pyetur për transoprtin publik pa pagesë, se a do e përkrahin ose jo, ai tha se nuk janë kundër por duhet të argumentohet ky propozim.

Anëtar i Këshillit nga partia e Majta

“Ne e mbështesim transportin publik pa pagesë, por, varet se në çfar forme do të paraqitet para nesh, por nuk konsiderojë se mund të realizohet shpejtë, pasi duhet që shërbimet duhet të punojnë se si duhet të jetë koncpeti, si do të financohet çfarë do të thotë për qytetin, a ka infarstrukturë. Ne do t’i vlerësojmë të gjitha këto çështje, që të mos ketë asnjë efekt negativ”

Këshilltarja e DOM-it, Teodora Krstevska, tha se në Këshill mbesin në opozitë dhe e kanë përkrahur zgjedhjen e Sllaveskit për të pasur një Këshill konstruktiv.

Teodora Krstevska, këshilltare e DOM-it

“Unë personalisht si anëtare e këshillit të DOM dhe PLD qëndrojë këshillatre e pavarur që do të jem pjesë e opozitës, ne nuk do të jemi në koalicion me shumicën. E vemtja arsye se pse kam votuar “për” ishte për shkak të kemi një Këshill konstruktiv, dhe pasi profesor Sllaveski ka treguar se është personalitet integrues  dhe personalitet me virtyte”

Në Këshillin e Qytetit të Shkupit VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, LSDM 12. BDI ka pesë këshilltarë, E Majta katër, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa katër, koalicioni PLD-DOM dhe kandidatët e pavarur nga Qyteti i Gjelbër Njerëzor kanë nga dy vende këshilltarësh.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like