(VIDEO) Konfiskohet drogë me vlerë 600 mijë euro, gjashtë të arrestuar

by admin
Spread the love

Policia ka ndërpre një kanal ndërkombëtar të transportit të drogës nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e vendit tonë, duke konfiskuar rreth 200 kilogramë marijuhanë në vlerë rreth 600 mijë euro. Me këtë rast janë privuar nga liria gjashtë persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

SUZANA PRAJNIQ TALEVSKA, ZËDHËNESE E MPB-SË

Në autostradën “Miqësia”, nga ana e nëpunësve policorë gjatë kontrollit të automjetit “opel zafira”, me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga I.P. (51) nga Shkupi, janë gjetur dhe sekuestruar kuferë në të cilin ka pasur 55 paketime me marihuanë. Në të njëjtën kohë, gjatë kontrollit në autumjetin “BMË turan”, me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga B.R. (30) nga Shkupi janë gjetur thasë të zinj me gjithsej 116 paketime të marihuanës.

Talevska bëri të ditur se janë ndaluar edhe dy automjete tjera të përfishirë në rrjetin e transportimit të marijuhanës.

SUZANA PRAJNIQ TALEVSKA, ZËDHËNESE E MPB-SË

Në afërsi të pikës së karburantit janë ndaluar dy automjete, edhe atë “Mercedes”, me targa regjistrimi të Strumicës i drejtuar nga O.A. (36) nga Shkupi, si dhe pasagjeri XH.L. me shtetësi të Kosovës, si dhe automjeti “Mini cooper”, me targa regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga B.R. (24) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të angazhuar që ta sigurojnë transportin e drogës.

Më tejë  Prokuroria Publike kompetente sot pritet që  kundër personave në fjalë  të parashtrojë kallëzime penale sipas Kodit Penal.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like