(VIDEO) Komunat koordinohen me KSHZ-në për zgjedhjet

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski, ka pasur takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevskin, dhe me antar të këtij organi. Gjatë takimit, nga komunat u kërkua përkrahja e duhur teknike dhe logjistike në procesin e realizimit të aktiviteteve zgjedhore.

Komunat janë të obliguara ligjërisht të ofrojnë hapësirë për realizimin e votimit, por u theksua se në vendvotime të caktuara nevojitet mbështetje dhe në sigurimin e mjeteve të caktuara teknike, si kompjuterë, printera etj. Nga KSHZ kanë njoftuar së tashmë janë përcaktuar të gjitha lokacionet, të cilat më së shumti janë të vendosura në hapsirat e shkollave, sallat e shkollave ose kopshtet.  Më pas u theksua se janë kujdesur që ato të vendosen në pjesën përdhese të objekteve dhe të kenë akses të siguruar edhe për persona me nevoja të veçanta.

KSHZ

“Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga aspekti teknik dhe për të mundësuar përmbushjen e të drejtës së votës, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, u kërkua nga komunat që të kontrollojnë qasjet e tilla dhe nëse është e mundur të përmirësojnë cilësitë e tyre. Rëndësi të veçantë për KSHZ-në ka sigurimi i hapësirave përkatëse, ku materiali i nevojshëm zgjedhor do të depozitohet një ditë para zgjedhjeve”.

Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, theksoi se zhvillimi i qetë i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike duhet të jetë imperativ për çdo qytetar dhe se është një detyrim i përbashkët që ato të zhvillohen në mënyrë më të mirë.

Ai theksoi se Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale do të sigurojë që komunat t’i përgjigjen kërkesave të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve dhe menjëherë do të informohen për aktivitetet e nevojshme që duhen të sigurohet nga karakteri hapsinor, teknik dhe organizativ.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like