(VIDEO) Komisioni Europian përgëzon Maqedoninë e Veriut për regjistrimin e popullsisë

by admin
Spread the love




Komisioni Evropian e ka përshëndetur regjistrimin duke e quajtur arritje të madhe për vendin. Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero, për MIA-n ka thënë se KE  nuk i vë në pikëpyetje rezultatet dhe metodologjinë e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, rezultatet e të cilit u prezantuan të mërkurën.

Ana Pisonero, Zëdhënësja e KE-së

“Nuk i komentojmë deklarimet e tilla. Ashtu siç është thënë në Raportin për Maqedoninë e Veriut të vitit 2021, Ligji dhe Metodologjia, ndaj të cilave janë të bazuara përgatitjet, organizimi dhe zbatimi i regjistrimit, janë gjerësisht të harmonizuara me standardet relevante të definuar me legjislacionin statistikor të Bashkimit Evropian”.

Përndryshe, popullsia e përgjithshme në vend është 2 097 319 persona, nga të cilët 1 836 713 jetojnë në shtet. Popullsia jorezidente, gjegjësisht njerëzit që më shumë se një vit nuk jetojnë në vend, janë 260 606. Në terren nuk janë regjistruar gjithësej 132 260 persona, për të cilët të dhënat janë marrë nga burime administrative.

Nga popullsia e përgjithshme rezidente në vend 58.4 % të popullsisë janë deklaruar si maqedonas,  24.3% shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 0.47 vlleh, serbë 1.3% dhe 0.87 boshnjakë.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like