(VIDEO) Kombet e Bashkuara dhe BE bëjnë thirrje për lejimin e dërgimit të ndihmave në Gaza

by admin
Spread the love

Kombet e Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazën e bllokuar. Zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke tha se numri i palestinezëve të zhvendosur në Gaza mes luftimeve të intensifikuara është rritur në mbi 338 mijë. Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) tha se për gjysmë milion njerëz është ndaluar marrja e ndihmës jetike ushqimore pasi agjencia u detyrua të mbyllë të 14 qendrat e saj të shpërndarjes së ushqimit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka paralajmëruar për një ndërprerje të shërbimeve shëndetësore në të gjithë Rripin e Gazës pasi spitalet nuk kanë shtretër të mjaftueshëm për të akomoduar të plagosurit nga bombardimet e Izraelit.

“Spitalet nuk kanë më kapacitete të shtretërve. Të plagosurit dhe të sëmurët janë në dysheme ndërsa agresioni izraelit intensifikohet”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Deklarata më tej shton se ndërprerja e vazhdueshme izraelite e energjisë elektrike, ujit dhe karburantit paraqet një “rrezik për jetën e të plagosurve dhe të sëmurëve dhe do të çojë në një katastrofë shëndetësore dhe mjedisore”.

Edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, lidhur me situatën humanitare në Gaza, e cila u bombardua nga Izraeli, ka deklaruar se “materialet bazë duhet t’u dorëzohen atyre që janë në situatën më të vështirë”.

/SHENJA/

You may also like