(VIDEO) Këshilli socio ekonomik po diskuton sërish për pagën minimale

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se paga minimale është një ndër konceptet programore të LSDM-së, dhe se gjatë qeverisjes së tyre nga 9.000 denarë e kanë rritur në 15.000 denarë. I pari I Qeverisë shtoi se  pagat minimale duhet të rriten vazhdimisht, dhe ai personalisht është në anën e punëtorëve dhe mendon për më të mirën e tyre, ndërsa shpreson  që sot të gjindet zgjidhje konkrete për pagën minimale.

Dimitar Kovaçevski, kryeminsitër

“Për ditën e sotshme kemi caktuar seancë të Këshillit Ekonomik dhe seancë Këshillit Social Ekonomik që personalisht do të marrë pjesë , dhe shpresojë që së bashku me sindikalistët dhe punëdhënësit do të gjejmë zgjidhje, e cila do të jetë e kënaqëshme për punëtorët. Unë disa herë kamë thënë se unë jam në anën e punëtorëve”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në një intervistë për ‘TV 24’ u shpreh optimiste se në dialogun e Këshillit Ekonomik dhe Social do të merret vendimi më I mirë që do të pranohet edhe nga partnerët social.

Jovaka Trençevska, Ministre e Puëns dhe Politikës Sociale

“Për ne si qeveri, përmirësimi i statusit ekonomik të punëtorëve është prioritet kryesor dhe paga minimale do të rritet. Jam optimiste se do të gjendet zgjidhja më e mirë për punëtorët, punëdhënësit dhe qeveria si partner”

Ndërka, nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se  ata përkrahin rritjen e pagës minimale dhe kërkuan nga Qeveria respektimin e marrëveshjes kolektive.

Bojan Stojanoski, deputet I VMRO-DPMNE-së

“Ne kërkojmë respektim të marrëveshjeve kolektive të cilat vetë qeveria I ka pranuar, ajo nënkupton pajtueshmëri me koeficientin e kompleksitetin e fuqisë punëtore, që në përkthim do të nënkuptonte rritje të pagave në të gjitha veprimtaritë. Kjo nënkupton se përveç  që mbështesim pagën minimale, kërkojmë edhe mbështetje për biznesin dhe punëdhënësit dhe rritje të pagave të tashmë të asaj që tashmë ka marrëveshje. Këtu shtrohet pyetja nëse buxheti I shtetit ka para, unë them po ka para, por duhet të ulet krimi dhe vjedhja, atëherë mund të bëhej pranimi I marrëveshjes kolektive.”

Lidhja e Sindikatave ka paralajmëruar se  më 10 shkurt do të mbildhen para Kuvendit, për të mbështetur deputetët në votimin e projekt-ligjit për rrtijen e pagës minimale, në të kundërtën ata thonë se do të bllokojnë fabrika, rrugë dhe institucione.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like