(VIDEO) Këshilli i Jashtëzakonshëm në Bullgari diskuton për Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Me kërkesë të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, sonte në Sofje do të mbahet Këshilli i jashtëzakonshëm i Koalicionit, në të cilin katër partnerët në qeveri do të diskutojnë për marrdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Në takim pritet të diskutohet kërkesat e Bullgarisë Demokratike dhe Partisë Socialiste Bullgare për paraqitjen e një programi qeverisës në Kabinet, me masa dhe afatet të përcaktuaa qartë për zbatimin e tyre, por tema kryesore do të jetë negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Siç informojnë mediat fqinje, kryeministri Petkov pritet t’u shpjegojë partnerëve të tij se përse ka kërkuar nga presidenti Rumen Radev që të mbledhë Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare, dhe të prezantojë atë që është arritur deri më tani në dialogun me Shkpin.

Ndërkaq, një pjesë e parterëve të tij të koalicionit konsiderojnë se nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tyre asgjë nuk ka ndryshuar nga seanca e kaluar, respektivisht nuk ka përparim në bisedimet me Maqedoninë e Veriut.

Deputeti i partisë në pushtet ‘Ka një popull të tillë’, Stanislav Balabanov para takimit tha se vetë Maqedonia e Veritu po e intensifikon negativitetin dhe po e komplikon çështjen e heqjes së vetos. Ai shpreson që kryeministri nuk do të marrë ndonjë vendim të pavarur për çështjen e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, pas bisedimeve të shumta të autoriteteve bullgare me partnerët e BE-së, por edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, publiku i kualifikuar politikisht në Bullgari është i vetëdijshëm se nga Sofja në këtë moment pritet shumë më.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Linda Ebibi /SHENJA/ 

You may also like