(VIDEO) Keqtrajtoi një fëmijë 3-vjeçar në çerdhe, Prokuroria nis hetim për kujdestaren

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një kujdestareje 32 vjeçare në kopshtin e fëmijëve, për të cilën ekziston dyshimi i bazuar në fakte se ka kryer veprën penale në vazhdimësi – “Moskujdes dhe keqtrajtim i fëmijës” .

PROKURORIA

“Në periudhën kohore 2022-2023, e punësuara në një kopsht në Radishan ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike në disa raste ndaj një fëmije tre vjeçar, i cili frekuentonte çerdhen. Ajo iu drejtua fëmijës me fjalë fyese, e tërhoqi zvarrë dhe ia tërhoqi flokët, kështu ai ka vuajtur nga një frikë dhe stres i madh, dhe si pasojë fëmija ka humbur të folurin”.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave ndaj të dyshuarës: ndalimi për t’u larguar nga vendbanimi, detyrimi i për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror, konfiskimi i përkohshëm i lejes së udhëtimit, ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, d.m.th. ndalim për dhënien e tij, ndalim të vizitës në kopsht dhe të gjitha objektet që janë pjesë e të njëjtit kopsht, ndalim për afrimin ose vendosjen, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve ose marrëdhënieve me fëmijën e dëmtuar, me prindërit dhe me dëshmitarët, si dhe ndalimin e ndërmarrjes së disa aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale, përkatësisht largimit nga vendi i punës.

/SHENJA

You may also like