(VIDEO) Katër vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

by admin
Spread the love

Sot bëhen katër vjet  që kur u nënshkrua marrëveshja historike në Prespë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila i dha fund një kontestit 27-vjeçar për çështjen e emrit.

Fshati i vogël Nivici në anën greke të bregut të Liqenit të Prespës, para katër vitesh, u bë simboli dhe asociacioni për Marrëveshja e Prespës më 17 qershor të vitit 2018, pasi atje u nënshkrua marrëveshja, e cila konsiderohet si model për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disavjeçare mes dy vendeve fqinje.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ndërmjetësuesit Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federica Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të dy vendeve.

Tetë muaj pas nënshkrimit dhe pas ratifikimit në të dyja vendet, Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019. Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë u emërua Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjuha maqedonase.

Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për integrimin e vendit tonë në institucionet euroatlantike, por edhe ngriti nivelin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe tani është aleate e Greqisë në Aleancë, ndërsa pikërisht avionët ushtarakë grekë janë përgjegjës për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore maqedonase.

Por, RMV nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, e cila nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke pretenduar se janë bullgarë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like