VIDEO/ Karton i kuq dhe tre gola, Mensah bën përsëri heroin në fitoren e Partizanit

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Erzeni është mposhtur nga Partizani me rezultatin 1-2 në “Arenën e Demave” në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore.

Një ndeshje e veçantë, edhe për faktin se sheh Erzenin pritës në ”Arenën e Demave”, teksa shijakasit do të synojnë që të gjejnë pikë të rëndësishme për të mos iu afruar edhe një herë zonës së rrezikshme të klasifikimit.

Ndërsa Partizani kërkon të vazhdojë me euforinë e derbit, edhe pse me mungesa të shumta, që t’i afrohet sa më shumë kreut të renditjes që është objektivi primar i kampionëve në fuqi.

LIVE

ERZENI 1-2 PARTIZANI

64′ Meçja/ 27′ Cara, 89′ Mensah

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet dueli.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ GOOOL PARTIZANI 1-2/ Pas një harkimi nga këndorja, Mensah shfrytëzon rrëmujën në zonë dhe shënon golin e dytë të Partizanit. (VIDEO)

86′ Koçijan largohet nga fusha, ka minuta për Prekën.

83′ Zeka largohet mes duartrokitjesh, i lë vendin Osmanllarit.

81′ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndajGrezdës, Zeka ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Maget godet drejt portës së Hasanbellit, topi përfundon mbi traversë.

68′ Largohen Cara dhe Rrapaj, ka minuta për Mensah dhe Keko.

64′ GOOOL ERZENI 1-1/ Zeka gjuan drejt portës dhe Hoxha pret. Topi i kthehet si asist Meçjas, ky i fundit nuk gabon dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)

57′ Dy zëvendësime nga Partizani. Largohen Mehmeti dhe Taipi, në lojë futen Grezda dhe Bilali.

55′ Maliqi gjuan drejt portës, topi përfundon jashtë. (VIDEO)

54’ Largohen Mihana dhe Kacbufi, në lojë Kiqina dhe Meçja.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45’+6′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+5′ Kacbufi merr karton të verdhë për shkak të protestave.

45’+4′ Arbitri shkon në VAR për të kontrolluar ndërhyrjen e Kahrimanoviçit dhe i heq kartonin e verdhë dhe i jep të kuqin. (VIDEO)

45’+1′ Kahrimanoviç ndërhyn ashpër ndaj Murataj dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO) 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Zeka gjuian drejt portës, Hoxha bën një tjetër pritje fantastike. (VIDEO)

40’ Maget i pason topin Carës, ky i fundit gjuan drejt portës por Hasanbelli i kundërpërgjigjet me një pritje të mirë. (VIDEO)

29’ Taipi gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon në duart e portierit të Erzenit. (VIDEO)

27′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Maget i jep asist Carës, ky i fundit krijon hapësirë dhe godet drejt portës së Hasanbelliut duke kaluar në avantazh të kuqtë. (VIDEO)

25’ Atanaskoski ndërhyn ndaj Zekës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21’ Zeka gjuan sërish nga jashtë zonës, topi përfundon në tribunë. (VIDEO)

15’ Atanda gjuan drejt portës, Hoxha bën një pritje fantastike duke e dërguar topin jashtë fushës. (VIDEO)

7’ Zeka gjuan nga jashtë zonës, topi shkon shumë pranë portës dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

2’ Taipi gjuan nga goditja standarde, topi shkon drejt e në duart e Hasanbelli.

1′ Starton dueli

FORMACIONET ZYRTARE

Erzeni: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Sadiki, Peposhi, Maliqi, Kahrimanoviç, Alba, Migone, Mihana, Zeka.
Trajner: A. Deliallisi

Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Koçijan, Bytyçi, Murataj, Maget, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka.
Trajner: A. Abilaliaj

PANORAMASPORT.AL

You may also like