(VIDEO) Kamçev del nga burgu, ekzaminohet në spitalin privat

by admin
Spread the love

Edhe një i akuzuar që është në paraburgim, del nga burgu i Shkutkës. Biznesmeni Jordan Kamçev i akuzuar në rastet “Parcelat në Vodno”, prej dje me leje të Gjykatës Penale në Shkup nga burgu i Shutkës u dërgua për kontrolle në spitalin privat “Sistina”, ku është edhe pronar i pjesshëm. Kamçev është mbajtur për kontrolle për vërtetimin e gjendjes së tij shëndetësore, e cila është vlerësuar si e përkeqësuar.

Ai u arrestua më 14 mars, për shkak se Agjencia për Siguri Kombëtare ka pasur informacione se gjoja se po përgatitet për arratisje. Nga marsi i këtij viti, biznesmeni disa herë ka qenë në kontrolle, por Gjykata Penale për herë të parë lejon që ai të shkojë në kontrolle në spitalin provat në të cilin është anëtar i bordit drejtues.

Disa media kanë raportuar se Kamçev ka kërkuar që të lirohet nga paraburgimi. Gjykatësit e Apelit tashmë sollën vendim për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili po ashtu është i dyshuar për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa deri te lirimi i tij erdhi pasi Këshilli Gjyqësor i pranoi garancën prej 11 milionë eurosh.

Kamçev, poashtu është i dyshuar edhe në rastin “Perandoria”. Të dyshuar në këtë rast gjithësej janë 13 persona.

Nga ana tjetër, Kamçevi është njëri nga iniciuesit kryesor të nisjes së hetimit të rastit “Zhvatja”, pasi sipas deklaratave të vetë denoncuesit të rastit, kryeministrit Zoran Zaev ka qenë Kamçevi ai i cili është ankuar për zhvatje. Zhvatja dyshohet të jetë bërë nëpërmjet Katica Janevës, në atë kohë kryeprokurore e Prokurorisë Speciale Publike, e cila udhëhiqte me lëndën “Perandoria”.

Edhe pse dyshohej se rasti  “Perandoria” është dëmtuar për shkak të përpjekjes së Janevës që i njëjti rast të ndalojë, sepse në “Zhvatje” nisi hetimi ndaj saj, sërish rasti është duke u vazhduar, sepse sipas hetimit, përpjekja e Janevës për ta liruar Kamçevin ishte e pasuksesshme.

Procesi gjyqësor “Parcelat në Vodno”, do të vazhdoj më 14 janar.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like