(VIDEO) Joveski nuk e mbështet Ruskovskën, mbron Muaremin

by admin
Spread the love




Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar që udhëhiqet nga Vilma Ruskovska ka bërë disa parregullsi në procedurë dhe kontrolle në policinë financiare dhe në zyrën e drejtorit Arafat Muaremi. Kështu njoftoi prokuroria publike e udhëhequr nga Ljubomir Joveski pasi mbikqyi punën e bërë nga prokurorët e Ruskovskës  pas ankesë së drejtorit të policisë financiare.  Përmes një komunikate prokuroria publike informoi se dy prokurorë nga ekipi i Vilma Ruskovskës nuk kanë bashkëpunuar me mbikëqyrjen.

PROKURORIA PUBLIKE

“Gjatë mbikëqyrjes, prokurorët nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që kanë vepruar në këtë rast janë ngarkuar të përgatisin informacione për pretendimet në ankesë. Megjithatë, vetëm njëri nga tre prokurorët ka dorëzuar informacionin e kërkuar. Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar për të përcaktuar faktet në lidhje me trajtimin e rastit konkret mbështet dyshimin për mospërputhje në trajtim”.

Sipas prokurorisë publike është shkelur kompetenca dhe organizimi horizontal i Prokurorisë Publike, pasi kallëzimi penal i referohet personave nga Administrata e Policisë Financiare, të cilët në pajtim me ligjin kanë kompetenca policore.

PROKURORIA PUBLIKE

“Për këto raporte përgjegjës janë Repartet e specializuara për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve. Rrjedhimisht, tre prokurorët publikë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që kanë vepruar në këtë rast nuk janë pjesë e Departamentit të Specializuar dhe kanë vepruar pa autorizim për kallëzimin penal”.

Në komunikatën e prokurorisë po ashtu thuhet se prokuroria e krimeve për të marrë urdhër për bastisje në policinë financiare i ka dhënë gjykatës informacione të gabuara.

PROKURORIA PUBLIKE

“Gjykatës i jepet gabimisht informacioni se Prokuroria ka bazë për dyshim se është kryer vepër penale, ndërsa në shkresat e çështjes ka vetëm një kallëzim penal anonim. Kallëzimi penal anonim dhe pretendimet specifike në të, të pambështetura me asnjë provë apo me mjete të tjera, mund të jenë shkak për fillimin e procedurës penale, por nuk ka bazë për kërkesë për bastisje në hapësirat e një organi shtetëror dhe bastisjen e një personi”.

Prokuroria e Krimeve, më 18 korrik kreu bastisje në Policinë Financiare. Sipas Prokurorisë bëhej fjalë për një lëndë të formuar pas paraqitjes së një grupi qytetarësh. /SHENJA/

 


You may also like