(VIDEO) Ish-negociatori kroat sjell përvojat e tij në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ish negociatorin kroat, Vladimir Drobnjak, kanë mbajtur dy takime koordinuese me ministrat përgjegjës për klasterat dhe Komisionin Punues për integrimin evropian me sekretarët shtetëror të institucioneve.

Siç njoftoi kabineti i zëvendëskryeministrit, Mariçiq ka theksuar se përvoja dhe njohuritë që ka ish-negociatori kroat do të jenë të dobishme, dhe do t’i ndihmojnë vendit për të kapërcyer më lehtë sfidat me të cilat do të përballen gjatë negociatave.

Ai gjithashtu ka shtuar se po fillojnë një proces kompleks ndryshimesh, në të cilin do të duhet një angazhim serioz për të përmbushur qëllimin, duke nënvizuar se ekpertiza e Drobnjakut padyshim do të kontribojë në këtë moment vendimtar kur Maqedonia e Veriut po përgatitet për fazën më të rëndësishme dhe më të vështirë të procesit eurointegrues.

Ndërsa, ish-negociatori kroat theksoi se për çdo vend, marrja e një date për fillimin e negociatave me BE-në është një sfidë e madhe politike, por puna dhe detyrat reale fillojnë pas hapjes së negociatave. Ai shtoi se është e pamundur të vlerësohet se sa kohë procesi i negociatave do të zgjasë për Maqedoninë e Veriut.

Drobnjak para ministrave dhe sekretarëve të shtetit maqedonas përmes një diskutimi vuri në dukje sfidat me të cilat mund mund të përballet Maqedona e Veriut, duke marrë parasysh përvojat e Krocaië në këtë pjesë.

“Negociatat janë të hapura dhe ju duhet ta drejtoni këtë maratonë me përgjegjësi”  nënvizoi ai duke shtuar se ka avantazhe krahasuese ndaj vendeve të tjera dhe se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë mbështetjen e Krocaisë në procesin e përgjithshëm eurointegrues.

Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Drobnjak ranë dakord se Maqedonia e Veriut  po hynë në një dimension të ri të integrimit evropian dhe se ky do të jetë një process më kompleks, në të cilin duhet të jenë aktivë dhe të punojnë për reforma.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like