(VIDEO) Ish-kryeministri italian propozon konfederatë evropiane me 36 vende

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri italian Enriko Leta i bëri thirrje BE-së që urgjentisht të transformohet në Konfederatë Evropiane me të gjitha vendet kandidate dhe aspirante për anëtarësim në BE, përfshirë Ukrainën. Po ashtu edhe eurodeputeti Bernard Geta nga partia e presidentit francez Emanuel Makron, ka paraqitur një ide identike. Në një intervistë me gazetën belge “Le Soar”, Leta propozoi “krijimin e menjëhershëm të një Konfederate Evropiane të 36 vendeve” – ​​27 vendet anëtare të BE-së, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Leta, ashtu si Geta, po kërkon një BE më të shpejtë, megjithëse ka dallime midis ideve të tyre.

ENRIKO LETA, ISH-KRYEMINISTËR I ITALISË

“Ideja është që të kemi dy raunde, një raund të BE-së dhe një më të gjerë me Konfederatën. Në raundin e parë nuk e pengojmë të ecim përpara. Për shembull, duke hequr veton dhe më shumë integrim. Në të njëjtën kohë, 36 vendet mund të punojnë me rregulla më të relaksuara. Kjo do të ishte një stërvitje e mirë për vendet kandidate. Konfederatë nuk do të thotë hyrje automatike në BE, por është një parakusht për hyrje”.

Eurodeputeti Geta, nga ana e tij, ka propozuar deri në tre raunde integrimi, por në të dyja rastet ai merr frymëzim nga idetë e ish-presidentit të Komisionit Evropian Zhak Delor për qarqe koncentrike ose më shumë shpejtësi të integrimit në BE.

Leta thotë se modeli i asaj Konfederate do të ishte G20, i cili nuk është rezultat i Kartës, por një marrëveshje politike mes vendeve. Sipas tij menjëherë pas luftës në Ukrainë mund të organizohet një takim i 36 vendeve  në Bruksel dhe faza e dytë përfundimi i një marrëveshjeje mes 36 shteteve të drejtuar nga Brukseli.

Politikani italian argumenton se kjo ide nuk është alternativë, por proces paralel i anëtarësimit të plotë. /SHENJA/

 

You may also like