(VIDEO) Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të ASH-së

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët e quan befasuese lehtësinë me të cilën Alternativa hoqi dorë nga koalicioni i përbashkët dhe iu bashkua qeverisë. Deputeti Elmi Aziri tha se kjo parti ka shkelur marrëveshjen për koalicionim, por nuk përjashtoi kategorikisht bashkëpunimin në të ardhmen.

ELMI AZIRI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Realisht ne jemi të befasuar me lehtësinë se si mundet një parti politike e cila deri dje formalisht ka qenë në koalicion me ne të heq dorë nga një nënshkrim të cilin e ka dhënë për një marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa shumë shpejt nënshkruan marrëveshje për tu bërë pjesë e qeverisë, një qeveri e cila sipas të gjitha treguesve është qeveria më e dobët që ka pasur Maqedonia e Veriut”

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët kanë formuar sot edhe grupin e veçantë parlamentar, duke u shkëputur nga grupi i përbashkët me Alternativën. Grupin parlamentar të Aleancës do ta drejtojë deputetja Ilire Dauti.

ELMI AZIRI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Jemi sot këtu si grup parlamentar i Aleancës për Shqiptarët ta informojmë opinionin se funksionimin tonë në kuadër të Parlamentit të RMV-së do ta vazhdojmë si grup parlamentar i Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht dua të informoj opinionin se grupi ynë parlamentar ka vendosur që koordinatore e ardhshme të jetë zonja Ilire Dauti”

Deputeti Elmi Aziri tha se në periudhën në vazhdim do të mblidhen organet partiake të Aleancës për të diskutuar se si do t’i qasen bashkëpunimit të mundshëm me Alternativën në nivel lokal.  /SHENJA/


You may also like