VIDEO/ Ibra thumbon drejtorin e Ferrarit: E di që je interist, askush nuk është perfekt

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic di të vjedhë skenën edhe kur Ferrari ka pushtuar të gjitha mediat italiane pas fitores së dyfishtë në Çmimin e Madh të Bahreinit. I ftuar nga drejtuesit e skuderisë në Maranello, Ibra është pritur nga vetë drejtori i Ferrarit Mattia Binotto.

Në momentin që Ibra doli nga makina, bëri edhe një gjest ironizues për tifozët e Interit. Ai i dhuroi Binottos një fanellë të Milanit dhe më tej e thumboi atë pasi njihet se është një tifoz i Interit.

“Fillimisht dua të të jap një dhuratë. E di që je një tifoz i Interit, por nuk ka problem. Askush nuk është perfekt”, i tha Ibra drejtuesit të Ferrarit. /oversport.tv

You may also like