(VIDEO) Historia do të jetë kusht për hyrjen e RMV-së në BE

by admin
Spread the love

Që qeveria bullgare të mbështesë hapjen dhe mbylljen e kapitujve me Bashkimin Evropian, është kusht që Maqedonia e Veriut të plotësojë dispozitat e Marrëveshjes së vitit 2017, në të cilën çështjet historike janë pjesë e rëndësishme. Kështu ka deklaruar ambasadori bullgar në Uashington, Georgi Panajotov.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se komisioni i përbërë nga historianë maqedons dhe bullgarë do të duhet të zgjidhë të gjitha periudhat e historisë së përbashkët para se Maqedonia e Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian.

Gerorgi Panajotov, ambassador bullgar në Uashington

“Këto kushte janë që Maqedonia e Veriut të garantojë plotësisht të drejta të barabarta për qytetarët e saj të tjerë dhe për popullatën e saj bullgare, përmes ndryshimeve përkatëse kushtetuese, dhe plotësisht t’i zbatojë dispozitat e Marrëveshjes së 2017 dhe protokolleve të saj. Një pjesë shumë e rëndësishme e Marrëveshjes 2017 është Komisioni dypalësh për çështje historike dhe arsimore dhe puna e tij për interpretimin objektiv, shkencor të historisë së përbashkët të dy vendeve”

Ambasadori thotë që pretendimi se identiteti dhe vepra e qyetarëve maqedonas janë vetëm pjesë e trashëgimisë maqedonase dhe se gjuha bullgare që ata përdorën është maqedonase, cenon të drejtën e vetë-identifikimit të bullgarëve  dhe është akt përvetësimi kulturor. Por, shton se nëse zgjidhet çështja e historisë, atëherë gjuha nuk do të përbëj aspak problem për marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Gerorgi Panajotov, ambassador bullgar në Uashington

“Pasardhësit e krijuesve të kësaj trashëgimie gjuhësore dhe letrare, të cilët tani jetojnë si në Bullgari ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, janë të indinjuar nga ajo që ata e shohin si përpjekje për asimilim etnik. Çështja e gjuhës është e ndërthurur ngushtë me çështjen historike. Sapo të arrijmë marrëveshje për çështjen historike, jam i sigurt se asnjë çështje gjuhësore nuk do t’i prishë marrëdhëniet tona”

Ai më tej thekson se ndryshimet e vogla në propozimin frnacez nuk e ndryshuan thelbin e kërkesave bullgare, dhe po të ishte e kundërta, Bullgaria nuk do ta hiqte veton.

Ndërsa, në pyetjen se a janë të shqetësuar për bllokada të mundshme nga opozita maqedonase, ambasadori bullgar tha se publika në Maqedoninë e Veriut do të duhet  të vendosë se në cilën rrugë do të shkojë, dhe nëse e ardhmja e vendit është brenda apo jashtë BE-së.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like