(VIDEO) Guliyev: Maqedonia e Veriut po e merr kryesimin e OSBE-së në momentin më sfidues

by admin
Spread the love




Maqedonia e Veriut po e merr kryesimin e OSBE-së në momentin më sfidues me të cilin përballet kjo organizatë në historinë e re. Ky është vlerësimi i Azaj Guliyev, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Përfaqësues Special për Evropën Juglindore i organizatës. Ai e ka krahasuar

kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve që copëtuan rajonin me luftën në Ukrainë dhe tensionet në Lindje-Perëndim, të cilas sipastij  janë sjellë në pikën e vlimit.

Guliev thekson se për të qenë kryesimi i OSBE-së i suksesshëm në vitin 2023, Maqedonia e Veriut do të duhet të gjejë një mënyrë dhe të përcaktojë prioritete që do të përfshijnë qëllime të arritshme në të tre dimensionet e sigurisë.

AZAJ GULIYEV, NËNKRYETAR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-SË

“Vendosja e qëllimeve në dimensionin politiko-ushtarak, si dhe dimensioni ekonomik-mjedisor dhe njerëzor dhe fokusimi në ofrimin e disa historive të suksesit që do të konfirmojnë vlerat e OSBE-së dhe rëndësinë e qëndrueshme të multilateralizmit. Nevojitet vigjilencë e vazhdueshme për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen në dhunë dhe se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidh, më mirë më shpejt sesa më vonë”

Guliyev së fundmi vizitoi Shkupin, ku takua me përfaqësues të shtetit, me liderë të partive politike dhe vizitoi vendin në mes të përgatitjeve për kryesimin e ardhshëm të OSBE-së, i cili fillon vitin e ardhshëm.

/SHENJA/

 


You may also like