(VIDEO) Grupi i Zjarrit mbetet vetëm me Izet Mexhitin

by admin
Spread the love

Grupi i Zjarrit i cili më pas u deklarua si fraksion brenda BDI-së u përça dhe u nda. Prej zjarrtarëve mbeti vetëm Izet Mexhiti, ndërsa Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi tani kanë mendime të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëri nga anëtarët e fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti, tha për MIA  se ka dallime të ndryshme dhe se ata janë fraksion brenda BDI-së dhe janë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda partisë.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

“Ka dallime mes nesh. Ne jemi fraksion brenda BDI-së dhe insistojmë që këto çështje të zgjidhen me argumente brenda Bashkimit Demokratik për Integrim”.

Ai thekson se janë kundër formimit të një subjekti të ri politik, pasi siç thotë ai do të copëtojë elektoratin shqiptar.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

“Unë, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta jemi kundër krijimit të një subjekti të ri politik. Nuk ka nevojë të formohet një parti e re politike. Në këtë mënyrë, elektorati shqiptar do të copëtohet”.

Sa i përket situatës politike në vend dhe procesit të ndryshimeve kushtetuese, Bexheti thekson se kanë qëndrim të njëjtë si të gjithë në BDI. “Duhet të kemi kujdes që të mos inkurajojmë forcat antievropiane. Ne në BDI jemi të mendimit se kjo çështje duhet të zgjidhet dhe sa më shpejt të fillojë procesi drejt BE-së, tha ai. I pyetur për bashkëpunim me partitë tjera opozitare, përfshirë VMRO-DPMNE-në, Bexheti e mohon një gjë të tillë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/



You may also like