(VIDEO) Grubi: Me Eskobarin diskutuam vetëm për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Në takimet e djeshme me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan Gabriel Escobar nuk është diskutuar fare për zgjedhjet e parakohshme por vetëm për përfundimin me sukses të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës europiane të vendit tonë, tha sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Grubi tha se gjatë takimeve u theksua një mbështetje e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendin, anëtarësimin në BE si dhe për ndryshimet kushtetuese.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË

“Shpresoj që VMRO-DPMNE, e cila ka vendosmërinë e saj programore për të ardhmen e vendit tonë në Bashkimin Europian, do të mbledhë forca, do ta votojë dhe do ta largojë këtë çështje nga agjenda ditore politike dhe do ta vendosë këtë çështje në interes të shtetit sepse është interes për të gjithë qytetarët”.

Grubi më tej tha se dy muaj pas miratimit të amendamenteve teknike nga Qeveria dhe dorëzimit në Kuvend, nuk ka pasur debat publik për përmbajtjen e tyre.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË

“Shohim se dy muaj pas miratimit të ndryshimeve teknike të Kushtetutës në Qeveri dhe në Kuvend, nuk ka absolutisht asnjë debat për përmbajtjen e atyre ndryshimeve në shoqëri, as nga komuniteti akademik dhe as nga Organizatat joqeveritare, as nga partitë politike, por debati bëhet vetëm në lidhje me çështjet politike, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, nëse do të formohet qeveri teknike, dhe jo në aspektin nëse janë të mira apo të këqija, nëse fitojmë ose humbim me miratimin e ndryshimeve kushtetuese”.

Grubi tha se duhet të ecim përpara me të gjithë grupin parlamentar të votohen ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të votojmë në të njëjtën ditë për t’u shpërndarë Kuvendi dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme pikërisht ditën që do të votojmë ndryshimet kushtetuese, jemi gjithashtu të gatshëm, siç thamë, të japim dorëheqjen të gjithë së bashku dhe të heqim dorë nga kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vetëm për të parë se si vendi bëhet anëtar i Bashkimit Europian, theksoi Grubi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING




You may also like